Baby G u bë këngëtarja e dytë shqiptare, pas Era Istrefit, që nënshkruan kontratë me kompaninë Sony Music.
Por, sukseset për anëtarët e On Records nuk kanë të ndalur, shkruan GazetaExpress.
Edhe Kida ka arritur të nënshkruajë një kontratë me Watib Sony Music, dhe nesër pritet që të publikohet projekti i realizuar nga kjo marrëveshje.
Këngëtarja ditën e shtunë me 15 prill, do të mbajë një koncert në sheshin Zahir Pajaziti ku dhe do të bëhet për herë të parë promovimi i këngës “ Don’t say no more” në bashkëpunim me Hcue.
Për “Express Rozë”, menaxheri i “On Records”, Mehmet Elshani, ka thënë se ky është vetëm fillimi pasi shumë befasi do të vijnë nga artistët e labelit të tij.
Ndryshe Kida së bashku me anëtarët e tjerë, të martën e kësaj jave kanë befasuar fansat në qytetin e Prizrenit, duke përgatitur dhe shërbyer atyre ushqime