Aktuale

Edhe Kadri Veseli ngushëllon familjen Çapriqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë me rastin e vdekjes së profesorit Basri Çapriqi.

Profesori Çaapriqi ka vdekur mbrëmë në moshën 57 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.

Familjen Çapriqi e kanë ngushëlluar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, etj.

Ngushëllimi i Veselit:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi. Si profesor universitar, intelektual i angazhuar e poet, Çapriqi dha kontribut të rëndësishëm në proceset e avancimit politik e kulturor të shoqërisë sonë. Ky është kujtimi për të, që do të mbetet përgjithmonë, në memorien e të gjithë atyre që e njohën, bashkëpunuan e mësuan prej tij.

the authorE B