Sport

Edhe Juventusi interesohet për Ozil

Mesfushori gjerman pritet të largohet nga Arsenali.

Mesut Ozil po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, pasi reprezentuesi i Gjermanisë nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me Arsenalin, e cila i skadon në fund të stinorit.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, për Ozil ka shfaqur interesim edhe Juventusi edhe pse favorit për të nënshkruar me të mbetet Manchester United, transmeton KosovaPress.

‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë që gjatë janarit ta transferojnë Ozilin në Old Trafford, por nëse një gjë e tillë dështon, atëherë Juventusi është i gatshëm për të nisur bisedimet me futbollistin.

Kampionët e Italisë tash e sa kohë e pëlqejnë gjermanin dhe gjatë verës duan ta transferojnë si lojtar të lirë.