Sport

Edhe Juventusi e do objektivin e Realit, PSG-së dhe City

Andrea Pirlo e do në skuadër talentin, Houssem Aouar.

Sipas ‘Le10 Sport’, Zonja e Vjetër është një hap para Paris Saint-Germain, Manchester City, Real Madrid dhe Arsenal, që gjithashtu interesohen për 22-vjeçarin.

Por, Juve e ka identifikuar atë si një prej futbollistëve që do të ndihmonte shumë ekipin e Andrea Pirlos dhe me kërkesë të këtij të fundit, janë duke bërë çmos për ta transferuar në Torino.

Gjithçka do të varet nga talenti i Lyon, që në fund do të vendos ku të shkojë. /Gazeta Express/

the authorGazetaKNN