Sport

Edhe gjiganti evropian në garë për Verrattin (Foto)

Pas Barcelonë, dhe Bayern Munich ka zgjuar interesim për Marco Verrattin
Mediat spanjolle tash e disa ditë janë duke raportuar se Barcelona po tenton transferimin e Marco Verrattit nga Paris Saint-Germain.

Kurse, gazeta gjermane, Bild, shkruan edhe Bayern Munich po synon ta transferoj reprezentuesin e Italisë, pavarësisht blerjes së Corentin Tolisso nga Lyoni.

Carlo Ancelotti është një admirues i madh i Verrattit, i cili thuhet se preferon kalimin te Barcelona, përcjell Express.

Verrattin nuk është i lumtur në Francë dhe gjatë verës pritet të gjej një ekip të ri. Se cilin klub do ta zgjedh pritet ta mësojmë shumë shpejtë. /Express/