Sport

Edhe Eto’o në Kinë

Futbolli kinez është bërë shumë tërheqës për futbollistët e njohur.

Samuel Eto’o është lojtari i fundit që përflitet se do të transferohet në Kinë.

Sulmuesi kamerunas që është pjesë e Antalyaspor në Turqi, ka marrë një ofertë nga skuadra e ligës së dytë kineze Dalian Yifang dhe është duke e shqyrtuar mundësinë që të shkojë atje, shkruajnë mediat në Angli.

Afati kalimtar i futbollistëve në Kinë mbyllet në fund të muajit shkurt dhe skuadrat nga shteti aziatik janë duke punuar shumë që të përforcohen para se të fillojë sezoni i ri.

Eto’o në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si Barcelona, Interi dhe Chelsea.