Aktuale

Edhe Alternativa reagon për sulmin ndaj Xharrës

Partia më e re në skenën politike Alternativa ka dënuar sulmin e mbrëmshëm që u bë ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re në PDK.

Ata kanë kërkuar që ky sulm të zbardhet sa më parë, ndërkaq thonë sulmi i mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës është i patolerueshëm dhe kryesit e këtij akti qyqar duhet të sillen sa më parë para drejtësisë.

Alternativa u bën thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me prioritet të lartë dhe t’i sjellin para drejtësisë akterët e këtij akti kriminal.

“Kosova është në një fazë shumë të rëndësishme dhe kritike të shtetndërtimit, ndërsa akte të tilla të dhunës politike nuk i kontribuojnë një ambienti të sigurtë zgjedhor. Institucionet e rendit duhet t’i sigurojnë qytetarët e Kosovës për zhvillim të një procesi të lirë dhe demokratik zgjedhorë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, mos zbardhja e këtij rasti ndjell frikë tek qytetarët dhe thellon mosbesueshmërinë ndaj organeve të ndjekjes, ndërsa subjekteve në garë zgjedhore u bëjmë thirrje që të tregojnë maturi politike dhe të mos e shfrytëzojnë rastin për poena politik.

the authorE B