ShowBiz

Ed Sheeran tregon se cila është terapia më e mirë

Shumë prej nesh jemi të interesuar të dimë se si ja del Ed Sheeran që çdo këngë të tij ta bëjë një kryevepër.

Për një gjë të tillë ai ka folur së fundmi ne një interviste ku ka treguar se shkrimi i teksteve të këngëve është terapia më e mirë për të dhe është diçka që e ndihmon shumë për të mos u ndjerë i pavullnetshëm, shkruan KosovaPress.

Kur Ed Sheeran planifikon të krijoje një album ai shkruan të paktën 5 këngë në ditë, ndërsa për t’i përzgjedhur ato zakonisht nga 100 tekste i pëlqejnë vetëm 12 tekste nga ato që ka shkruar pasi që ai është shumë kërkues dhe nuk krijon këngë komerciale por këngë të cilat qëndrojnë gjatë.

Hiti më i njohur i tij ne këtë periudhë “Shape of You”, e lansuar para 3 muajsh ka mbi 900 milion klikime dhe qe nga dalja e tij ka kryesuar toplistat më të njohura dhe është dëgjuar jashtëzakonisht shumë edhe në vendin tonë.

Këngëtari britanik 26 vjeçar para dy muajsh ka publikuar këngën “Perfect”, një tjetër këngë e mrekullueshme, ndërkohë që dje ka lansuar “Galway Girl” e cila brenda një dite ka marrë më shumë se 9 milion klikime.

the authorE B