Një serb, i cili ishte duke peshkuar në lumë, në fshatin Kalin të Leposaviqit, dyshohet se ka rënë në kontakt me përçuesit e energjisë elektrike dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda.
I njëjti për gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë ku vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, transmeton Indeksonline.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve./Indeksonline/