ShowBiz

E tmerrshme: Justin Bieber godet paparazzin me makinë (Foto)

Justin Bieber aksidentalisht ka përplasur një fotograf me makinën e tij duke u larguar nga Beverly Hills ku ishte në shërbesën e kishës së qytetit.

Bieber u fut në makinën e tij dhe kur e nisi për t’u larguar nga parkingu, e ka goditur paparazzin.

Ai menjëherë ka dalë nga vetura dhe ka qëndruar me fotografin për dhjetë minuta deri sa ka arritur ambulanca.

Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, Justin ka folur me policinë, ndërsa është bërë e ditur që fotografi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

the authorE B