Tregu në Fushë-Kosovë, i njohur si pazari i kerreve, shquhet për shumllojshmërine e produkteve pasi që në këtë treg shiten të gjitha, që nga tekstili, kafshët, e deri tek veturat.
Por, askush nuk do ta besonte se në këtë treg shiten edhe gjymtyrët e shpezëve. Në një kënd të tregut një person shihet duke shitur këmbë të pulave dhe shpezëve të tjera.
2 euro kushton një qese me gjymtyrë pulash për të cilat fatkeqësisht ka blerës. Njëri nga myshterinjtë ka treguar për Indeksonline se këmbët e pulave shiten për prodhimin e sallamave dhe pashtetave.
“Janë disa persona që janë edhe blerës të rregullt. 2 euro kushton një qese më këmbë të pulave. Zakonisht ato sjellen nga thertoret e fabrikave, por që blerësit janë të sigurtë.
Më duket se i përdorin për prodhimin e sallamave dhe pashtetave” ka treguar njëri nga myshterinjtë në kushte anonimiteti.