Një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij me targa lokale në fshatin Banjë të Malishevës, ka goditur një këmbësor.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa policia po merret me hetimin e këtij rasti./Indeksonline/