Që kur u bë pjesë e grupit “OTR”, emri i saj është mjaft i përfolur në media, shkruan GazetaBlic.
Flasim për Oriola Marashin e cila po di mjaft mirë si të tërheq vëmendje.
Ditën e djeshme ajo publikoi fotografi ku shfaqej e veshur e tëra me të bardhë teksa po pikturonte, fotografi kjo mjaft provokuese teksa nxirrte në pah të pasmet.
Për pikturën ajo u shpreh se do e shiste meqë nuk kishte shumë vlerë për të dhe gjërat pa vlerë ajo nuk i mbanë, mirëpo ndjekësit e saj shpërthyen në komente duke i thënë nëse do shiste gjoksin?
E patjetër që dhe ajo i ktheu përgjigje që një gjë të tillë nuk do e bënte.