Ish-zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Jabllanoviq, që u shkarkua nga detyra pas një skandali, është rikthyer përsëri në Kosovë. Pas një kërkese në KQZ, i njëjti edhe zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të Listës “Srpsk”-a.
Jabllanoviq ndryshe njihet si një nga përfaqësuesit e Listës Serbe i cili ka marrëdhënie të ngushta me Slobodan Petroviq, që datojnë që nga zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Ndër të tjerash Jabllanoviq ka pranuar që kishte arritur t’i siguronte Petroviqit 2 mijë vota në komunën e Leposaviqit në zgjedhjet e kaluara, madje sipas ‘Hello’ kjo gjë është vërtetuar edhe nga nj audio-incizim ku lavdërohet për vjedhje të këtyre votave.
“Unë ia kam vjedhur Petroviqit (Slobodan Petroviq, zëvendës në Listën Serbe), personalisht 2 mijë vota në Leposaviq. Dhe asgjë. Kjo është e gjitha e verifikuar nga KQZ, dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim, është thënë në një nga mbledhjet e Jabllanoviqit, teksa të tjerët nga Lista Serbe ishin në shok pas rrëfimit të tij”, raporton alo,rs, transmeton Indeksonline.
Menjëherë pas kësaj, Jabllanoviq e kishte braktisur Listën Serbe, dhe interesante për t’u kujtuar, në zgjedhjet në Leposaviq, ishte arritur që të merrte 812 vota (pa llogaritur votat e zhvendosura), i cili siç thuhet Jabllanoviq personalisht vodhi për to.
Jo shumë kohë më parë, ai dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se Jabllanoviq , nuk duhet të jetë kryetar i Listës Serbe, duke vënë në dukje se paratë që merë, pra 300 mijë euro në vit për aktivitetet e partive politike, janë padyshim interesante për një individë.