Kampionët e Ligue 1 kanë marrë sot një vendim paksa të papritur.
Paris Saint Germain kanë vendosur që t’i shkëputin kontratën Lassana Diarra, pasi palët ishin marrë vesh për këtë gjë, transmeton lajmi.net.
Kontrata e Diarra do të skadonte në fund të këtij sezoni, por ish reprezentuesi francez u la i lirë gjatë ditës së enjte.
Lass, i cili më parë është paraqitur edhe me Chelsea, Real Madrid e Marseille, do të mbushë 34 vite në muajin mars.
Ardhja e Leandro Paredes nga Zenit në PSG duket se ka bërë që Diarra të jetë i panevojshëm për skuadrën. /Lajmi.net/