Se është njëra nga super femrat e estradës kur bëhet fjalë për linja, ky është fakt i pamohueshëm, shkruan Kosovarja.
Madje, argument më i mirë i kësaj, janë fotot e publikuara nga këngëtarja përmes rrjeteve sociale, me çka di t’i mbajë pas vetes fansat të cilët nuk i kursejnë komentet në adresë të saj.
Bile, kur jemi tek komentet, postimi i radhës i shkupjanes, ka marrë disa sosh, por njëri prej tyre bie në sy për shkak të krahasimit që i ka bërë pamjes së Adelinës me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Gena. Edhe këtë herë e pagrimuar Adelina si duket ka synim të tregojë vetëbesimin që posedon edhe përkundër kritikave për pamjen e saj natyrale e cila thënë të drejtën nuk lë shumë për të dëshiruar.
Më poshtë ju sjellim postimin e fundit të Adelinës, me ç’rast shfaqet komenti i bërë nga njëri prej ndjekësve të këngëtares.