Shumica e njerëzve do të kenë mbetur të habitur kur mbrëmë e kanë parë topin duke kërcyer lartë pak para se Cristiano Ronaldo t’a godaste penalltinë në fitoren 3-1 të Real Madridit në Paris St Germain.
Por jo Rio Ferdinand, i cili nga studiot e BTSport pretendon se e kishte parë ish-shokun e tij, duke e bërë atë gjatë gjithë kohës gjatë stërvitjeve, kur ishte në Manchester United.
Reprezentuesi nga Portugalia e ofron këmbën e majtë sa më afër topit që të jetë e mundur duke e bërë atë të lëvizë nga toka pak para se të godiste me këmbën e djathtë.
“Po, unë nuk habitem sepse e kamë parë duke e praktikuar gjithmonë në stërvitje. Nuk kam mundur t’a vërejë nëse e bën edhe në ndeshje zyrtare, por në stërvitje po” Ferdinand tha në BT Sport.
“Duket çmenduri, por Ronaldo e bën atë”, shtoi anglezi.