ShowBiz

E kritikuan për peshë, Ryva tregon linjat seksi

Ky vit ishte padyshim ndër më të bukurit për shumë këngëtare të famshme të estradës.

Kjo për faktin pasi që shumë prej tyre për herë të parë përjetuan ndjenjën më të bukur atë të të bërit nënë, transmeton Gazeta Express.

Një ndjenjë të tillë ka përjetuar edhe këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi. Ajo para disa muajve është bërë nënë e një vajze shumë të ëmbël të cilën e pagëzuan me emrin Dorela.

Por pas lindjes, këngëtarja e njohur është komentuar shumë edhe për peshën e saj.

Mirëpo, ajo ishte kujdesur për linjat e saj duke ushtruar në palestër.

E tashmë Ryva duket se ka arritur rezultate pozitive. Së fundmi ajo është shfaqur me një fustan të ngushtë në xhirime për Vitin e Ri, ku linjat e saj duken shumë në formë.

Ndryshe, Ryva ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por atë e shohim aktive në mbrëmje të ndryshme muzikore./Gazeta Express/

the authorE B