Oferta e Fulham për Pique është e vërtetë, lajmi është konfirmuar nga media spanjolle.
Gerard Piqué, 33-vjeçar, pritet të jetë njëri prej futbollistëve të shumtë që do të largohet nga Camp Nou, pasi Barça po kërkon të bëjë revolucion pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve 8-2 nga Bayern Munich, sinjal se është koha për ndryshime.
Mediat në Spanjë janë duke raportuar se janë të vërteta spekulimet që e lidhin Piquen me Premierligën.
Fulham tashmë i ka bërë ofertë zyrtare futbollistit duke i ofruar kontratë dy vjeçare dhe një pagë vjetore 5.5 milionë euro në sezon.
Pique është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2009, që kur u kthyer nga huazimi 1-vjeçar te Manchester United. /Gazeta Express/
⚽️📰 CONFIRMADO: La oferta del #Fulham al defensa central del #Barcelona Gerard Piqué (33) es real y se basa en un contrato por dos años y un salario de 5.5M€ +bonos. El español pidió un tiempo de espera para responder a la propuesta. pic.twitter.com/JjpmvRJFIQ
— Pipe Sierra (@PipeSierraR) August 20, 2020