Sport

E konfirmon Wilshere: Po bëhem trajner!

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është duke studiuar për t’u bërë një trajner në të ardhmen.

Ylli anglez sa ishte i huazuar në skuadrën e Bornemouthit, ka filluar të studiojë për licencën e UEFA B, për t’u bërë trajner, transmeton IndeksOnline.

Wilshere nuk është i vetëm që është duke e bërë këtë punë, së bashku me të është edhe mbrojtësi gjerman, Mertesacker.

“Disa futbollistët flisnin sa isha në Bornemouth për këtë temë, pastaj u hodha menjëherë mbi të. Unë jam shumë i lumtur, tani jam duke kryer kursin për UEFA B, pastaj në të ardhmen do ta vazhdoj për UEFA A”, ka thënë Wilshere.

Wilshere këtë sezon është rikthyer në Arsenal dhe për fat të mirë është duke luajtur disa ndeshje nën urdhrat e Arsene Wengerit./IndeksOnline/