Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka konfirmuar rikthimin e N’Golo Kantes.
Francezi ishte lënduar duke luajtur për kombëtaren e tij në ndeshjet e eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Por, Kante sot ishte i pranishëm në stërvitjen e Chelseat në Itali dhe gjatë konferencës për media, menaxheri italian e konfirmoi rikthimin e tij.
“Kante është trajnuar sot me ne. Është shumë e rëndësishme rikthimi i tij. Unë do të flas me lojtarin dhe do ta shohim se a do të jetë i gatshëm të luaj”, ka thënë Conte.
Ndeshja mes Romës dhe Chelseat zhvillohet nesër nga ora 20 e 45.