Sport

E konfirmon agjenti: Milani e do Moratan

Klubi kuqezi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Alvaro Morata.

Agjenti i Alvaro Moratas ka thënë se lojtari i tij pëlqehet nga Milani. Rossonerët në javën e fundit kanë qenë të lidhur ngushtë më një transferim të lojtarit, që nuk është i kënaqur me hapësirat te Real Madridi dhe dëshiron të gjejë një skuadër të re.

“Alvaro është një lojtar që dëshiron të luajë më shumë dhe të jetë i rëndësishëm”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“Ai dëshiron të luajë më shumë dhe kjo ka arsye pasi ka shënuar 19 gola në të gjitha garat. Nuk është e mjaftueshme”.

“Interesimi nga Milani? Ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë, njëjtë është edhe për shumë skuadra të tjera të mëdha që e duan këtë lojtar të kalibrit të lartë”, ka përfunduar ai.