A e konfirmoi ‘Zonja e Vjetër’ me këtë veprim se Paul Pogba po largohet nga Juventusi? Ylli francez mungon në coverin e klubit që postoi në rrjetin social Twitter.
Mësohet se Manchester United është shumë afër nënshkrimit me francezin për një shumë rekorde, 120 milionë eurove, i cili do të fitojë 13 milionë euro në sezon.
Të hënën në mëngjes, në Spanjë mediat raportuan se real Madridi është destinacioni i preferuar i Paul Pogbas, por që Raiola e dëshiron Unitedin.

Sidoqoftë, kjo cover në të cilën nuk gjendet Pogba, është një tjetër sinjal se francezi po largohet nga Torino. /Express/