Edhe pse ishte më i kritikuar kur u njoh, me kohën ndjekësit filluan ta duan pavarësisht skandaleve të shumta, shkruan revista Kosovarja.
Ajo është një femër pa komplekse, e cila nuk i frikohet askujt dhe këtë e ka dëshmuar në shumë raste.
Edhe vetë nofka e saj tregon që është një femër e fuqishme, shpërthyese.Ajo vazhdon të mbajë miqësi të forta me shumë emra të estradës, por që mund të veçohet njëri nga ata, i cili është Muharrem Ahmeti.
Në një postim në instagram, Kallashi e ka quajtur Muharremin “vëllau im” , e që vërtetë Muharremi kishte ardhur në Kosovë që të këndojë për ditëlindjen e saj. Eh pra, secili do ta donte një vëlla të tillë që ta ndez ditëlindjen.