ShowBiz

A e ka braktisur “Kafenenë…” Fatos Kryeziu-“Koka”?

Fatos Kryeziu është këngëtar dhe aktor.
Është bërë i njohur përmes serialit “Kafeneja jonë” ku luan rolin e “Kokës”, një karakteri mjaftë të spikatur në serial.

Fatosin e kanë karakterizuar flokët e gjatë e dredha-dredha, si “shllung”, për çka edhe i ka mbetur nofka “Kokë”. Por, tashmë aktori i ka prerë flokët, madje shumë.

Çka do të thotë kjo? Meqë nuk është me flokë të gjata, nuk është me “Kokë”. A e ka braktisur serialin? Një është e sigurt, pa rolin e tij “Kafeneja…” nuk mund të jetë ajo që ka qenë, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, së fundi seriali ka kaluar në disa vështirësi materiale, që herë-herë edhe e kanë penalizuar atë.

the authorE B