Sport

E gjithë Italia po qeshë me këtë foto nga ndeshja Roma-Juventus, çka nuk shkon?

Roma dhe Juventus barazuan mbrëmë 0:0 në “Olimpico”.

Mediat italiane janë marrë me një moment interesant të goditjes së dënimit të skuadrës mysafire, përcjellë “Lajmi.net”.

Aty shihet se si futbollisti i vendësve, Alessandro Florenzi, ulet pas murit, për të ndaluar goditjen eventuale përtoke të argjentinasit Paulo Dybala.

Goditja e këtij të fundit u përplas në murin e lojtarëve verdhekuq dhe u dëbua në këndore. /Lajmi.net/