Pas shqiptimit të dënimit prej 21 muaj burg për shkak të evazionit fiskal, klubi spanjoll Fc Barcelona ka nisur një fushatë mbështetëse për Messin, për të treguar se ai “nuk është vetëm”.
Barcelona ka nisur fushatën e mbështetjes në rrjete sociale me hashtagun#WeAreAllLeoMessi, duke i inkurajuar të gjithë mbështetësit e yllit argjentinas që ta bëjnë të njëjtën gjë.
29-vjeçari dhe babai i tij janë dënuar me 21 muaj burg, përderisa Messi është dënuar me plus 2 milionë euro, pasi u shpallën të fajshëm për mashtrim ndaj autoriteteve tatimore të Spanjës prej 4.1 milionë euro në mes të viteve 2007 dhe 2009, shkruan Gazeta Express.
Messi dhe babai i tij, të cilët nuk pritet të mbajnë burg, kanë konfirmuar se do të apelojnë kundër këtij vendimi.
