Ajo është padyshim njëra ndër këngëtarët më të famshme të muzikës popullore.
Këngëtarja Remzie Osmani gjithmonë është veçuar për zërin dhe stilin e saj, transmeton Gazeta Express.
Natyrisht të gjithë fansat janë kureshtar të dinë se si duken yjet e estradës natyrale, pa grim e pa veshje elegante.
Një imazh të tillë së fundmi ofron ylli Remzie Osmani. Ajo nuk e ka fare problem të shfaqet para fansave të saj pa grim.
Në një fotografi që ajo ka postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram, ajo duket pa grim dhe shumë e bukur.
Ndryshe “Te Dua”, është projekti i saj i fundit në bashkëpunim me vëllain e saj Nexhat Osmanin./Gazeta Express/