ShowBiz

E diela e lumtur e Arbanës…kalon ditën me dy dashuritë e saj të mëdha!

Moderatorja Arbana Osmani pritet të nisë së shpejti edicionin e dytë të emisionit “Dua të të lumtur” dhe për këtë fakt është duke udhëtuar dhe punuar intensivisht.

Megjithatë moderatorja nuk e tradhton “të dielën familjare”. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet më e lumtur se kurrë me vogëlushin e saj Jon dhe gjithashtu me mbesën e saj të vogël.

Në këtë foto ata shfaqen duke luajtur me njëri-tjetrin, ndërkohë që Arbana shkruan: “Nëse je i lumtur dhe ti e di përplas duart,”-një lojë mjaft e njohur kjo për fëmijët. Në këtë mënyrë Arbana na ka treguar se është mjaft e lumtur, ndërkohë që po kalon kohë me vogëlushin e saj.

Megjithatë Arbana vijon të jetë e rezervuar sa i përket jetës personale. Ende nuk e ka treguar fytyrën e djalit të saj dhe ndoshta për një kohë të gjatë nuk do të bëj diçka të tillë.

Arbana është një nga moderatoret më të vjetra në Top Channel, e cila ka prezantuar një numër të gjatë programesh dhe eventesh në këtë ekran dhe gjithashtu është edhe një nga moderatoret më të dashura për publikun./Gazeta Express/

the authorE B