Një person në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është parë duke pritur njërin nga doktorët e Klnikës Infektive në QKUK për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor.
Një lexues i Gazetës Express, ka dërguar foto në të cilën sipas tij personi në fjalë, pacient po e pret që një disa minuta ulur në dysheme doktorin
E ky nuk është rasti i vetëm në QKUK ku pacientë por edhe familjarët e tyre detyrohen që të presin në këmbë me orë të tëra për t’i vizituar të afërmit ose për të bërë kontrolle të mjekët. Express ka raportuar edhe më herët për raste të tilla.
Kjo ngase në shumicën prej klinikave nuk ka ulëse ose pritore ku familjarët do të mundë ta prisnin të paktën rehatshëm për të hyrë në vizita.
Nëpër klinikat e QKUK-së mungon një nga gjërat më elementare për pacientët dhe familjarët e tyre. Gjendje e tillë është në klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK./GazetaExpress/