E dashura e sulmuesit në Las Vegas, i cili ka qëlluar për vdekje 58 persona të dielën, ka thënë se ajo nuk kishte idenë se çfarë po planifikonte partneri i saj.
Komentet e Mariolu Danley erdhën orë pasi policia kishte deklaruar se Stephen Paddock kishte jetuar “një jetë sekrete”, transmeton Indeksonline.
Ata thanë se mund të ketë qenë duke planifikuar të ikë në vend që të qëllojë vetën të vdekur, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kështu, ende nuk dihet arsyeja pse ai hapi zjarr në koncertin e të dielës, duke bërë kështu sulmin më të keq me të shtëna armësh në historinë moderne amerikane.
Marilou e cila erdhi nga Filipinet për të deklaruar rreth këtij sulmi, u shpreh e tmerruar me aktin e dhunës që ka kryer i dashuri i saj./Indeksonline/