Sport

E çuditshme në cilin stadium duhej luajtur Shqipëri-Izrael sipas FIFA-s

Shqipëri-Izrael mund të ishte luajtur fare mirë në fushë neutrale.

Alarmin e japin mediat izrealite dhe konkretisht “Ynetnews”, e cila zbardh edhe letrën që Qeveria shqiptare i ka dërguar FIFA-s për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes.

“Ishte Qeveria Shqiptare e cila garantoi në FIFA zhvillimin e ndeshjes pa probleme. Nëse nuk do të ndodhte kështu atëherë takimi do të luhej në një fushë neutrale, ndoshta në një qytet jashtë Shqipërisë. Masa të çuditshme pas kësaj marrëveshje u ndërmorën edhe nga shqiptarët edhe nga ne”, shkruan ndër të tjera media izraelite.

Në fakt, masat e Policisë u konsideruan nga shumë futbollistë dhe analistë sportiv si arsyeja kryesore përse stadiumi “Elbasan Arena” ishte gjysmë bosh.