Gjasat që Conor McGregori ta kalojë nga UFC në WWE janë rritur pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov në meçin “UFC 229” të dielën.
E ardhmja e “Famëkeqit” në UFC është në dyshim pasi gjasat e tij edhe për t’u pensionuar janë rritur, sipas bastoreve, shkruajnë mediat britanike, përcjell Express.
Bastoret i kanë vënë kuotën 6 shanseve që McGregor të pensionohet nga UFC-ja, ndërsa 7 mundësisë për të kaluar në ËËE, si hap i radhës në karrierën e tij.
Irlandezi u mund nga rusi pasi u detyrua ta dorëzojë meçin duke mos mundur t’i bëjë ballë kundërshtarit në luftë për titullin në kategorinë e lehtë në UFC.
Humbja çoi në një rrahje masive mes ekipeve të McGregorit dhe Nurmagomedovit në kafaz dhe jashtë tij.
Humbja dhe ajo që ndodhi më pas e ka vënë në dyshim serioz të ardhmen e irlandezit.
Shefi i kompanisë së basteve Ladbrokes, Alex Apati ka thënë: “Khabibi i rrahu keq McGregorin në Vegas, duke bërë që rimeçi të jetë zor i realizueshëm. Kjo do të thotë se ne i kemi rritur bastet që ai të pensionohet si pasojë”. /Express/