Edin Dzeko ka fituar Këpucën e Artë në Itali
Ka përfunduar sezoni 2016/17 në Serie A, ku Juventusi fitoi titullin për herë të gjashtë me radhë në Itali, duke shkruar histori.
Edin Dzeko shënoi gol në fitoren prej 3:2 ndaj Genoas duke përfunduar sezonin me 29 finalizime, për ta fituar “Këpucën e Artë” në Itali.
Pas Dzekos u renditën, sulmuesi i Napolit Dries Mertens me 28 gola dhe ai i Torinos, Andrea Belotti me 26 gola.
Empoli i është bashkuar Pescarës dhe Palermos, në ekipet që i japin lamtumirën Serisë A. /Express/