Jose Mourinho e dëshiron Paulo Dybalan në Manchester United
Ylli i ri argjentinas, Paulo Dybala e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme sezonin e ri në Serie A.
Paraqitjet fantastike në Serie A dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që shumë skuadra të kërkojnë transferimin e ish yllit të Palermos.
Së fundi, sipas tabloidit brtianik, Daily Mirror, Manchester Untied ka shfaqur interesin për argjentinasin.
Thuhet se klubi nga Premierliga i ka bërë me dije Juventusit se do të bëjë një ofertë të majme për Dybalan, nëse vendos që ta shes lojtarin.
Jose Mourinho është admirues i Dybalas, dhe gjatë verës do të bëjë përpjekje që ta transferoj në ‘Old Traffrod’. /Express/