Aktuale

Dy të arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar në Ferizaj

Dy persona janë arrestuar pasi që kanë fyer dhe sulmuar policët në detyrë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Policët janë sulmuar pasi që ata kishin ndaluar një veturë ku kanë qenë dy të dyshuar meshkuj, të cilëve u ishte shqiptuar dënimi.

Personat e arrestuar pas intervistës me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti në procedurë të rregullt.

the authorE B