Aktuale

Dy të arrestuar për armëmbajtje ilegale

Njësia policore në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në fshatin Dallashaj të Gjakovës është arrestuar një person tjetër pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, dy shufra të metalit dhe një pistoletë lodër. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Të dy rastet po hetohen nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./Indeksonline/

the authorE B