Aktuale

Dy të arrestuar në Tiranë për grabitje

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë me akuzën e grabitjes dhe kanosjes.

Ngjarja është regjistruar të shtunën, në Yrshek të Tiranës. Sipas policisë, dyshohet se Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë, kanë grabitur me dhunë shtetasin R.S.

Ata i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë. Këta shtetas më pas e kanë kanosur shtetasin R.S. me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 euro.

Forcat operacionale kanë ndërhyrë në momentin e dorëzimit të kësaj shume monetare duke arrestuar Enea Duraj dhe Renato Toska. Ndërsa është shpallur në kërkim E. H., 31 vjeç. Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 5000 euro dhe 300 000 lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

the authorE B