Sport

Dy skuadrat milaneze pas Cuadrados

Mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Pasi vitin e kaluar ishte i huazuar te Juventusi nga Chelsea, kolumbiani është kthyer në Londër.

Por qëndrimi i tij në kryeqytetin anglez ende nuk është i sigurtë, pasi për të ka oferta tjera nga Serie A.

Sipas mediave italiane, dy skuadrat milaneze, Inter dhe Milan janë duke kërkuar transferimin e tij.

Conte e dëshiron lojtarin nën urdhrat e tij, mirëpo vetë Cuadrado ka shprehur dëshirën të qëndroi në Serie A.

28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019, ndërsa për ta transferuar atë skuadrat duhet të shpenzojnë mbi 25 milionë euro.