Sport

Dy skuadra me startin e njëjtë si të Barcelonës nuk e kishin fituar titullin në fund

Barcelona është lider i La Ligas pas 12 javëve me 34 pikë, 4 më shumë se Valencia në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Real Madrid në vendin e tretë

Skuadra e Ernesto Valverdes po tregon paraqitje të mira këtë sezon në La Liga, duke marrë edhe pikët e plota në 11 ndeshje nga 12 sa janë zhvilluar.

Por, ky starti i mirë i tyre nuk iu garanton atyre titullin, pasi dy skuadra më herët e kishin humbur titullin në fund, ani pse në 12 javët e para kishin start identik prej 11 fitoreve dhe një barazimi.

Fillimisht i kishte ndodhur Realit në fillim të viteve 90’, ku pavarësisht startit perfekt, në fund e kishin humbur kampionatin, të cilin e fitoi Barcelona

Kështu i kishte ndodhur edhe skuadrës katalunase tre vite më parë me trajnerin argjentinas Tata Martino.

Barcelona kishte fituar 11 ndeshje dhe barazuar një herë në 12 javët e para ët sezonit 2-13/14,por në fund e humbën kampionatin nga Atletico Madrid.

Mbetet të shihet nëse do të përsëritet sërish ky skenar, apo Barcelona do të marshoj sigurt drejt titullit kampion. /Express/