Policia ka bërë të ditur se në Prishtinë, i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe dy vajzat.
Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Graçanicë.
I dyshuari mashkull serb i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit me 3.17 promilë alkool në gjak ka përdorur forcë fizike ndaj gruas dhe fëmijëve.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.