Dy burra janë arrestuar pasi janë dyshuar për planifikimin e një sulmi të “pashmangshëm” në Marsejë të Francës. Ata u arrestuan pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Njëri 23-vjeçar dhe tjetri 29-vjeçar, u arrestuan në Marsejë, derisa po planifikonin sulm, siç thonë mediat franceze, të pashmangshëm. Kështu kishin thënë burimet e mediave atje nga inteligjenca franceze, shkruan 20minutes.fr, transmeton Gazeta Express.
Nuk dihet nëse këta dy persona kanë pasur lidhje me ndonjë organizatë terroriste, mirëpo për këtë çështje, ministri i brendshëm francez, pritet të dalë në konferencë për media në për pak minuta.