Aktuale

Dy persona i shkojnë në shtëpi, e rrahin kryefamiljarin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë shkuar në shtëpi të një personi në fshatin Miradi të Epërme dhe e kanë goditur kryefamiljarin.

“Dy te dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë kanë shkuar te shtëpia e ankuesit dhe pas një konflikti verbal e kanë goditur viktimën me pjesën e karikatorit të pistoletës në kokë, viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, njësitet policore relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit janë bastisur dy shtëpitë e të dyshuarve ku është gjetur një armë e gjuetisë dhe një pushkë ajrore të cilat janë sekuestruar. Të dyshuarit pas intervistës me urdhër të prokurorit lirohen. /Indeksonline/

the authorE B