Aktuale

Dy persona kapen me marihuanë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Vushtrri pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit në veturën e tyre ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 514.23 gramë dhe një mjet të mprehtë-thikë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Të dyshuarve u është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil./KosovaPres/

the authorE B