Sport

Dy përforcimet e mëdha të Realit në janar

Trajneri Zinedine Zidane e ka pranuar se Real Madrid ka nevojë për sulmues

Largimet e Alvaro Morata, Mariano Diaz dhe James Rodriguez kanë ndikuar në Real Madrid, skuadër e cila po ka probleme në fazën sulmues.

Por, tashmë Zidane e ka pranuar se ka nevojë për sulmues dhe gjatë janarit do të tentojë transferimin e dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe atë të Leipzig, Timo Werner, shkruan e përditshmja spanjolle, Marca.

Në listën e Zidane është edhe sulmuesi fantastik i Interit, Mauro Icardi. /Express/