Shkurte Fejza emër i madh në artin muzikor shqiptar.
Është ajo e cila i qëndroi besnike këngës së mirëfilltë shqipe, shkruan “Kosovarja”. Shkurte Fejza që nga paraqitjet e saj të para publike, u shfaq me veshje kombëtare.
Dhe duket se ende ajo e mban këtë qëndrim në raste speciale, ku nuk i harron veshjet tona tradicionale. Përveç këngëve dhe muzikës së saj e cila ka ngjyrë patriotike e kombëtare, Shkurta ia ka kombinuar bukur mirë edhe veshjen këngëve që i ka kënduar.
Revista “Kosovarja”, ka sjell që t’i shihni dy nga veshjet e saj të cilat e karakterizojnë Shkurtën si njërën ndër këngëtaret tona më popullore edhe në stil.
Veshjet përveç që janë kombëtare, ato janë edhe të kushtueshme në kosto, ngase janë punim dore. E, siç po shihet, kur Shkurta i vesh veshjet kombëtare i bën edhe më të mira ato.