Aktuale

Dy mjete të dyshuara shpërthyese në Lipjan

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndryshme të hasjes në mjete të dyshimta shpërthyese në dy fshatra të komunës së Lipjanit.

“Fshati Blinajë, Lipjan, më 15.08.2017-17:55. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur ne një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

Fshati Dobrajë e Madhe, Lipjan, më 15.08.2017-17:35. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kane tërhequr mjetin e dyshuar”, ka bërë të ditur policia. /Indeksonline/

the authorE B