Sport

Dy lojtarë kërkojnë t’i bashkohen Juventusit (Foto)

Patrik Schick dhe Federico Bernardeschi duan t’i bashkohen Juventusit gjatë verës.
Sipas “Tuttosport”, sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick dhe anësori i Fiorentinas, Federico Bernardeschi, duan t’i bashkohen Juventusit gjatë verës.

Sulmuesi i Sampdorias ka klauzolë 25 milionë euro, i cili ka ngjallur interesimin e shumë klubeve evropiane, pasi sezonit mahnitës në Itali ku ka shënuar 13 gola, ka bërë vetëm 15 ndeshje si titullarë.

Sipas Tuttosport, reprezentuesi i Çekisë nuk dëshiron të qëndrojë edhe për një sezon në formë huazimi te Genoa, kështu që “Zonja e Vjetër” mund ta aktivizojë klauzolën e lojtarit për ta transferuar në Torino.

Kjo e përditshme gjithashtu raporton se Bernardeschi është duke refuzuar të rinovojë kontratën me Fiorentinan, i cili dëshiron me çdo kush të transferohet te kampionët e Serie A.

Sido që të jetë, Viola gjithashtu duan ta shesin lojtarin te “Zonja e Vjetër”, i cili mund të largohet për 40 milionë euro. /Express/