Skuadra gjermane, Leipzig do të përballet me dy mungesa të mëdha gjatë këtyre ditëve.
Bëhet fjalë për lojtarët, Willi Orban dhe Naby Keita – të cilët kanë pësuar lëndime, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit gjerman.
“Të hënën mbrëma, Naby Keita mori një tendosje në kofshën e djathtë, kurse Willi Orban pati një prerje të thellë të gjurit të tij të djathë, ku u dashtë edhe qepja”.
“Sa do të qëndrojnë jashtë fushave, kjo ende nuk është bërë e ditur”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Skuadra e Leipzig pas humbjes kundër Eintachtit ka rënë në pozitën e pestë në tabelën e Bundesligas me 38 pikë në 23 xhiro.