Aktuale

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në raste të ndara, janë shkelur me veturë dy këmbësorë në Mitrovicë.

Në rastin e parë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

E në rastin e dytë, në rrugën “Resavska”, në Mitrovicë, i dyshuari mashkull K-Serb përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Serb. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar. /Indeksonline/

the authorE B